Lifestyle

Nëse doni të mësoni diçka shpejt - flini

Paramendoni se sapo keni filluar të mësoni diçka të re, për shembull, një gjuhë të re. Mënyra më e mirë për ta mësuar një gjuhë të re është ushtrimi, ushtrimi, ushtrimi... apo jo?

Megjithatë, është edhe një hap i të mësuarit të cilin nuk do të duhej ta anashkaloni. Pushimi.

Hulumtimet e reja tregojnë se aftësitë dhe njohuritë e reja i përvetësojmë më mirë me një kombinim të ushtrimeve dhe gjumit. Me siguri e keni vënë re se, nëse mësoni apo e përsërisni materialin pak para gjumit, në mëngjes ju kujtohen ato që i keni përsëritur. Ky kombinim i përvetësimit të materialit e përmirëson ruajtjen afatgjatë të informacionit, transmeton koha.net.

Në studim u përfshin dy grupe të të anketuarve të cilët e mësuan edhe përsëritjen e fjalëve të një gjuhe të huaj. Çdo ditë, njëri grup i të anketuarve mësoi në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa grupi tjetër mësonte në mbrëmje, flinte gjatë natës dhe e përsëriste materialin në mëngjes.

Pas gjashtë muajve të hulumtimit, rezultatet treguan se grupi i dytë i të anketuarve dy herë më shpejt e përvetësoi materialin dhe kështu mësoi dy herë më shumë fjalë.