Ndryshimet në tru të shkaktuara nga obesiteti mund ta dëmtojnë memorien, kështu që studiuesit në një studim të ri mendojnë se mund të ndikojë që njerëzit të hanë më shumë dhe të shtojnë më shumë peshë.
Lidhja në mes të peshës dhe mosfunksionimit në zonat e trurit nuk është e re, dhe tani një studim i vogël në Angli ka zbuluar se pjesëmarrësit me indeks më të lartë të masës trupore kishin memorie më të keqe episodike kur u testuan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa studiuesit thonë se ata nuk janë duke dëshmuar domosdo se njerëzit me mbipeshë harrojnë më shumë, sugjerimi se kujtimet e paplota ose të paformuara të ushqimeve të mëparshme mund të ndikojnë në mbingrënie.
Teoria, thanë ata, është e bazuar në studimet e mëparshme të cilat tregojnë se obesiteti e ka një efekt negativ në hipokampus, i cili është i përfshirë në memorie dhe të mësuar, dhe lobin ballor, i cili është i përfshirë në vendimmarrje, zgjidhje të problemeve, dhe emocione. Nuk ka shumë prova paraprake, megjithatë, që obesiteti mund të ndikojë në kujtesë.
“Është e mundur që trashja mund ta vështirësojë përcjelljen e asaj se çfarë dhe sa keni ngrënë, potencialisht duke e bërë më të mundshme që të hani tepër,” tha dr. Lucy Cheke, një studiuese në Universitetin e Cambridge, në një deklaratë për shtyp, transmeton Koha.net. “Mundësia që mund të ketë deficite episodike të memories tek individët me mbipeshë është një shqetësim, sidomos duke pasur parasysh rritjen e provave se memoria episodike mund ta ketë një ndikim të konsiderueshëm në sjelljen e të ushqyerit dhe rregullimin e oreksit.”
Për këtë studim, të publikuar në Quarterly Journal of Experimental Psychology, studiuesit i rekrutuan 50 pjesëmarrës në mes të moshës 18 dhe 35-vjeçare me BMI midis 18 dhe 51 për një test çfarë-ku-kur të memories episodike. Në mesin e pjesëmarrësve, 26 prej tyre e kishin një BMI më pak se 25 dhe u konsideruan të dobët, ndërsa 24 e kishin një BMI mbi 25 dhe u konsideruan ose me mbipeshë ose obesë. BMI-ja prej 30 konsiderohet obese.
Nga pjesëmarrësit e studimit u kërkua ta bëjnë një gjueti të kompjuterizuar të thesarit duke i fshehur gjërat, dhe pastaj në testet e memories gjatë dy ditëve në vijim u kërkuan t’i kujtojnë gjërat të cilat i kishin fshehur, ku dhe kur.
Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit me BMI të lartë performuan më dobët në këto detyra, por nuk performuan më keq ndërkohë që vështirësia e detyrave u rrit. Kur u konsideruan ndaras, mosha, vitet e arsimimit dhe gjinia nuk parashikuan dallime në performancë, por mund ta luajnë një rol të vogël kur u konsideruan me BMI-në, raportuan hulumtuesit.
“Gjithnjë e më shumë, po fillojmë të shohim se memoria - veçanërisht memoria episodike, lloji i memories ku mendërisht e rijetoni një ngjarje të kaluar - është gjithashtu e rëndësishme”, tha Cheke, përcjell Koha.net. “Se me sa gjallëri e kujtojmë një vakt të kohëve të fundit, për shembull, drekën e sotme, mund ta bëjë një ndryshim në atë se sa të uritur ndihemi dhe sa kemi të ngjarë ta hamë atë çokollatë të shijshme më vonë”.