Lifestyle

Djersitjen e tepërt mund ta zbutni me uthull molle, sodë buke, çaj të zi dhe limon

Djersitja është një përpjekje natyrale e trupit për ta ulur temperaturën e tij. Gjatë ditëve të nxehta të verës, por edhe në situata si stresi dhe tensioni, djersitja intensive është e pamundur të shmanget pa marrë parasysh se çfarë lloj të kozmetikës e përdorni.

Megjithatë, ekzistojnë disa produkte natyrore me të cilat është e mundur të reduktohet djersitja. Këto janë uthulla e mollës, soda e bukës, çaji i zi dhe limoni.

Uthullën e mollës mund ta përdorni si një deodorant natyror, sepse i shkatërron bakteret. Mjafton që një herë në ditë me disa pika të uthullës t’i lyeni sqetullat, transmeton Koha.net. Pjesët e tjera të trupit para gjumit mund t’i lyeni me një përzierje të uthullës dhe ujit. Kjo gjithashtu do t’i largojë edhe mushkonjat.

Soda e bukës, e cila kushton vetëm 0,10 euro, është shumë praktike për reduktimin e djersitjes. Një kuti të vogël të kësaj substance kimike pluhur mund ta mbani gjithmonë në çantën tuaj. Mjafton ta merrni shumë pak sodë buke dhe pak ujë dhe t’i lyeni sqetullat dhe pjesët e tjera të trupit.

Çaji i zi vepron si deodorant natyror për shkak të acideve nga përbërja e tij. Në një gjysmë gote me ujë të nxehtë derdhni çaj të zi. Hiqeni qesen e çajit pas dy ose tre minutave dhe lëreni të ftohet. Pastaj mund ta vendosni direkt nën sqetull dhe ta lini pesë minuta që të veprojë.

Që nga kohët e lashta, limoni njihet si një stabilizues i shkëlqyer i aromave të trupit që është arsyeja se pse përdoret edhe për djersitje të tepruar. Vetëm duhet t’i lyeni pjesët kritike të trupit me limon, ta lini të veprojë për 15 deri në 30 minuta dhe ta shpërlani me ujë të ftohtë.