Lifestyle

Disa arsye më shumë pse duhet të hani akullore

akullore

Akullorja është një ndër ëmbëlsirat që na tundon gjithmonë, por kur shkojmë ndërmend kilogramët e tepër gjithmonë stepemi para saj. Por tashmë ne po ju japim një lajm të mirë që ju mund të konsumoni akullore dhe të mos shëndosheni, por duhet të keni parasysh disa këshilla.

Nëse je në gjendje që çdo ditë të kryesh aktivitet fizik atëherë një akullore pasditeve nuk është ndonjë dramë e madhe. Në këtë moment ju do të arrini të merrni një kënaqësi të madhe dhe kjo do t’iu largojë edhe tundimin tuaj për të ngrënë çdo gjë që ju del para. Mund t’iu duket çudi, por ka një lidhje shumë të ngushtë mes kënaqësisë personale dhe dëshirës së papritur për ushqim.

Nëse ti i ke plotësuar vetes dëshirën duke ngrënë një akullore, je e kënaqur emocionalisht dhe organizmi yt është i qetë duke mos kërkuar ushqim shtesë. Kështu që më mirë hani në paqe një akullore, sesa ta keni mendjen dhe kokën gjithë kohës në frigorifer.

Pavarësisht kësaj, e rëndësishme është që ju të tregoheni të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni. Në një regjim dietik prej 1300 kalorish, mund të konsumosh paradite ose pasdite një kaush me dy topa akullore, duke kombinuar shijet e kremit me të frutave ditë pas dite. Por gjithmonë e ndjekur nga një dietë e shëndetshme dhe deri diku e rreptë.

– mëngjes i pasur me drithëra, pra pa biskota, briosh ose produkte të tjera furre

– fruta dhe perime paradite

– bukë dhe pasta integrale në drekë

– në mbrëmje proteina nga mishi dhe peshku

– racione të vogla (maksimumi 80 g pasta në drekë dhe 100 g për peshkun dhe mishin e bardhë)

– doza të përcaktuara: çdo ditë mund të konsumosh deri në 4 lugë vaj ulliri /  neps.al