Proteinat e pranishme në vezë përmirësojnë qarkullimin dhe zvogëlojnë shtypjen e gjakut, dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Gjatë një studimi të realizuar kohë më parë, siç transmeton standard, shkencëtarët kanadezë kanë testuar efektet e vezët e ziera dhe të fërguara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kanë zbuluar se proteinat e pranishme në vezë nën ndikimin e enzimave tretëse konvertohen në peptide të cilat bllokojnë procesin e ngushtimit të enëve të gjakut.
Efekt më të madh kanë proteinat nga vezët e fërguara, megjithatë duhet të kihet parasysh edhe veprimi negativ i vajit për fërgim.
Megjithatë mjekët vazhdojnë të rekomandojnë konsumim të kufizuar të vezëve, kjo për shkak të sasisë së lartë të kolesterolit të pranishëm në to.