Lifestyle

Ushqimet që nuk duhet t’i ringrohim

Të gjithëve na ndodhur që ushqimet e ditës së kaluar t’i ngrohim dhe t’i hamë të nesërmen, apo ndoshta edhe më vonë. Edhe pse është një metodë që shumë prej nesh e preferojmë kur duam të mos humbasim kohë në kuzhinë, kjo metodë e të ushqyerit mund të jetë e dëmshme kur bie fjala për ca ushqime specifike.

Këto ushqime iu rrezikojnë të helmoheni, por edhe mund të bartim baktere të ndryshme nëse nuk janë ruajtur në vende të përshtatshme para ringrohjes.

Spinaqi dhe rrepat e kuqe. Benefitet shëndetësore nga këto perime janë shumë të mëdha, mirëpo mënyra se si i hamë luan rol të madh, transmeton kp. Ringrohja mund të ndikojë që nitratet e gjetura në këto perime të kthehen në toksike, dhe mund të prodhojnë qeliza kancerogjene, prandaj ne iu këshillojmë që para se të ringrohni darkën e natës së kaluar, këto ushqime t’i largoni nga pjata.

Kërpudhat në përgjithësi këshillohen të hahen në momentin që përgatiten në kuzhinë, pasi që sa më gjatë të qëndrojnë në nxehtësi, aq më të mëdha do të jenë mundësit për helmim.

Vezët janë burim i madh i proteinave që i duhen trupit tonë. Mirëpo, ringrohja e tyre dhe konsumimi shkaktojnë probleme në sistemin digjestiv.

Patatet. Edhe pse më shumë dobi shëndetësore, patatet mund të përmbajnë baktere të cilat nuk vriten nga nxehtësia. Prandaj ekspertët mjekësore këshillojnë që nëse duam t’i ruajmë për t’i ngrënë më vonë, ato duhet të futen menjëherë në frigorifer, në mënyrë që bakteret mos të rriten.