Ushqimet më të shëndetshme për korrik

Ushqimet më të shëndetshme për korrik

11 korrik 2017 08:29

Ushqimi sezonal është më i miri

Frutat dhe perimet e kanë kohën e tyre në vit kur janë më të mirat. Disa janë të mira gjatë gjithë vitit, ndërsa disa vetëm disa javë në vit.

Konsumi i ushqimeve sezonale nënkupton kënaqësi maksimale me shijen e tyre, por në të njëjtën kohë edhe kursim të parave, transmeton Koha.net. Gjithashtu e ruani mjedisin, sepse ushqimet sezonale kanë nevojë për shumë më pak pesticide me qëllim që rritja e tyre të jetë e suksesshme.

Blerja mund të jetë stresuese. Nëse e dini çfarë po kërkoni, kjo me siguri do të jetë argëtuese. Në vijim njihuni me ushqimet të cilat tani ia vlejnë të blihen më shumë, sepse do t’ju mahnisin me shijen dhe çmimin.

Perimet më të mira

Trangujt

Përmbajnë pak acide të ngopura yndyrore, kolesterol dhe kripë. Janë burim i mirë i vitaminës A, i magnezit, fosforit dhe manganit. Janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, K dhe kaliumit. Trangujt janë të shijshëm, të freskët dhe pa shtojca. Më së shpeshti hahen në kombinim me perime të ndryshme si sallata.

Kungulleshat

Përmbajnë pak acide të ngopura yndyrore dhe kripë, dhe shumë pak kolesterol. Janë burim i mirë i proteinave, vitaminës A, thiaminës, niacinës dhe fosforit. Po ashtu, janë një burim i shkëlqyer i fibrave dietetike, vitaminës C, K, riboflavinës, vitaminës B6, acidit folik, magnezi, kaliumit dhe manganit. Kungulleshat kanë shije të butë, dhe shkojnë mirë me pothuajse të gjitha ushqimet. Mund t’i përgatisni si supë, salcë ose si shtojcë.

Specat

Në korrik fillon sezoni i specave. Ata janë një zgjedhje e mirë e thiaminës, niacinës, acidit folik, magnezit dhe bakrit, dhe një burim i shkëlqyer i fijeve dietetike, vitaminës A, C, K, B6, kaliumit dhe manganit. Specat janë të freskët të shijshëm edhe pa shtojca. Shija e tyre është e pazakonshme, e ëmbël e hidhur.

Bishtajat

Bishtajat në korrik janë dukshëm më lirë në krahasim me pjesën tjetër të vitit. Ato janë burim i mirë i proteinave, thiaminës, riboflavinës, niacinës, vitaminës B6, kalciumit, hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit dhe bakrit. Janë burim i shkëlqyer i fibrave dietetike, vitaminës A, C, K, acidit folik dhe manganit. Bishtajat përgatiten zakonisht si supë apo sallatë.

Misri

Sezoni i misrit fillon në korrik. Misri përmban pak acide të ngopura yndyrore, kolesterol dhe kripë. Është burim i mirë i fibrave dietetike, acidit folik dhe thiaminës. Misrin mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme, por zakonisht e zieni apo pjekni.

Frutat më të mira

Kajsitë

Kajsitë janë definitivisht fruta vere. Ato janë burim i mirë i fibrave dietetike dhe kaliumit, dhe burim i shkëlqyer i vitaminës A dhe C. Kajsitë nuk kanë nevojë për shtesa për të qenë të shijshme.

Vishnjet

Vishnjet në korrik janë më të pranishme, më të shëndetshme dhe më të lira. Ato përmbajnë shumë pak acide të ngopura yndyrore, kolesterol dhe kripë, përcjell Koha.net. Janë burim i mirë i fibrave dietetike dhe vitaminës C.

Fiqtë

Janë burim i shkëlqyer i fibrave dietetike, kalciumit, bakrit, kaliumit, manganezit, hekurit dhe zinkut. Janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës A, C dhe E. Sezoni i fiqve fillon në korrik. Kanë shije të shkëlqyeshme, freskuese dhe mund të përgatiten në mënyra të ndryshme.

Pjeshkët

Gjithashtu janë fruta verore, ndërsa për shkak të veprimit freskues, i përkasin frutave të preferuara verore. Ato përmbajnë shumë pak acid të ngopur yndyror, kolesterol dhe kripë. Janë burim i mirë i fibrave dietetike, vitaminës A, niacinës, dhe kaliumit, dhe një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C.

Nektarinat

Janë të ngjashme me pjeshkët, ndërsa dallimi kryesor është në lëvore. Për ata që nuk janë adhurues të lëvores së vrazhdë të pjeshkës, nektarinat janë një zgjedhje e shkëlqyer. Ato përmbajnë pak acid të ngopur yndyror, kolesterol dhe kripë. Janë burim i mirë i fibrave dietetike, vitaminës A, niacinës, dhe kaliumit, dhe burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme