Lifestyle

Fruta numër 1 për uljen e kolesterinës

Descriptive Text

Të kesh kolesterinë të lartë mund të jetë një gjë e frikshme. Edhe pse trupi juaj ka nevojë për nivele të caktuara të saj për funksionimin optimal, kolesterina e lartë mund të çojë në bllokimin e arterieve dhe një rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës.

Fatmirësisht, ju mund të ndihmoni në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterinës duke e adaptuar një dietë të shëndetshme. Megjithatë, mund të jetë dërrmuese të vendosni se cilat ushqime duhet t’i hani e cilat jo.

Ekzistojnë lloje të ndryshme ushqimesh që mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterinës dhe sipas hulumtimeve, mollët e posedojnë një përbërës të njohur për arritjen e këtij qëllimi.

Sipas revistës “Harvard Health”, ka shumë ushqime të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterinën në mënyrat e tyre unike. Për shembull, tërshëra mund të ndihmojë për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, ndërsa disa lloje të peshkut mund të ndihmojnë në uljen e kolesterinës për shkak se janë të pasura me omega-3.

Pra, çfarë në veçanti i bënë mollët frutat më të mira për uljen e kolesterinës?

Mollët janë një nga frutat me sasinë më të madhe të fibrave, dhe ato përmbajnë një lloj specifik të fibrave të tretshme të quajtur pektinë.

Fibrat e tretshme mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të lipoproteinës me densitet të ulët, duke reduktuar sasinë e kolesterinës që përthithet në qarkullimin e gjakut.

Dhe një studim i botuar në Gazetën Evropiane të Ushqyerjes zbuloi se fibrat e pektinës jo vetëm që ndihmojnë në uljen e kolesterinës, por pektina e gjetur tek mollët është një nga burimet e frutave më të mira për uljen e kolesterinës.

Një tjetër frutë që mund të ndihmojë në uljen e kolesterinës është avokado! Kjo frutë është një burim i besueshëm i yndyrës së shëndetshme dhe sipas gazetës “Harvard Health”, yndyrat e shëndetshme mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterinës.

Përktheu: Edona Binaku