Lifestyle

5 këshilla pa dietë për një vit më të lumtur dhe më të shëndetshëm

Nëse po e filloni vitin 2022 duke mos u ndjerë mirë me trupin tuaj, mund të ndiheni të joshur nga fillimi i ndjekjes së ndonjë diete. Por edhe dietat që fillojnë mirë, shpesh përfundojnë me ndjenja dështimi dhe shkëputjeje nga ushqimi dhe trupi juaj. Duke bërë vështrim më të gjerë të shëndetit që fokusohet në përmirësimin e mirëqenies fizike dhe mendore, në vend që të arrini rezultate të shpejta përmes dietave të ndryshme ju preferojmë që për t’u ndier më mirë në lëkurën tuaj të mbështeteni tek shëndeti i përgjithshëm dhe i përhershëm.

Nëse gjatë pandemisë keni pasur disponim më të ulët ndoshta edhe deri në atë pikë sa të ndiheni të demotivuar, atëherë nuk jeni vetëm. Nëse forca, qëndrueshmëria ose fleksibiliteti juaj nuk janë aty ku ju duhet, tregojini vetes pak dhembshuri në vend se të sforcoheni. Pastaj bëni një plan realist për ta rritur nivelin e ushtrimeve fizike, duke zgjedhur llojet e lëvizjeve që ju pëlqejnë dhe do t’ju ndihmojnë ta tejkaloni këtë fazë të pasivitetit. Gjithçka që ju mund të bëni është të ecni përpara, nga një hap në kohë.

Nëse mendoni se nuk po ushqeheni siç duhet, ngrënia e më shumë perimeve në vaktet tuaja është një veprim i mirë dhe i duhur. Në rast se e keni vënë re se i keni mënjanuar perimet nga ushqimi juaj ditor, atëherë mund të eksperimentoni me disa receta të reja për përgatitjen e perimeve si pjatë anësore. Perimet janë të mbushura me vitamina, minerale, fibra dhe fitokemikale që promovojnë shëndetin e përgjithshëm.

Nëse e bëni praktikë të hani pa qenë të shpërqendruar dhe në fakt të jeni të vëmendshëm gjatë ushqyerjes, kështu e rrisni kënaqësinë e ushqimit ndërkohë që edhe e parandaloni mbingrënien aksidentale. Ushqimi i kujdesshëm kërkon praktikë, por e bën më të lehtë për të ushqyer trupin tuaj në një mënyrë të ekuilibruar, duke sjellë gjithashtu më shumë kënaqësi në aktin e të ngrënit.

Ushqimi është karburanti ynë, por ngrënia është gjithashtu një burim kënaqësie. Ndërsa i bazoni vaktet në ushqime me vlera ushqyese ato do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë fizikisht, por keni hapësirë herë pas here që t’ia lejoni vetes disa kënaqësi të cilat nuk kanë të bëjnë me vlera ushqyese. Kur vendosni të konsumoni diçka për kënaqësi të plotë, atëherë preferohet që të hani me vëmendje, lëreni veten ta shijoni atë ushqim dhe mos e prishni këtë përvojë duke u ndjerë në faj.

Të gjithë e kemi përballuar pandeminë në mënyra të ndryshme. Pavarësisht se sa elastik jeni, qëndrimi për dy vjet të kufizuar në llojet e aktiviteteve tuaja të zakonshme, ndoshta e ka bërë botën tuaj të ndihet më e vogël dhe ka zvogëluar burimet tuaja të kënaqësisë. Ju mund të kënaqeni në një mjedis shtëpiak të organizuar, të ngrohtë dhe mikpritës. Ju mund të gjeni kënaqësi në aktivitetet krijuese. Ju mund të dëshironi të udhëtoni dhe të eksploroni vende të reja. Sepse në rast se nuk jeni duke marrë kënaqësi të mjaftueshme nga gjërat jo ushqimore, atëherë ka më shumë gjasa që t’i drejtoheni ushqimit për të gjitha nevojat tuaja për kënaqësi.