Lifestyle

Studimi: Fëmijët e duhanpirësve katërfish më me gjasa për t’ua marrë shprehinë

Descriptive Text

Adoleshentët të cilët kanë prindër duhanpirës janë katërfish me më shumë gjasa se fëmijët e prindërve joduhanpirës për të nisur këtë shprehi, sipas një studimi të ri.

Doktorët kanë lutur prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve të heqin dorë nga duhanpirja, duke e përmendur këtë fakt si arsye shtesë pos asaj të dëmtimit të shëndetit personal.

Kampanja e Qeverisë britanike për shëndet më të mirë ka nxjerrë se 4.9 për qind e adoleshentëve prindërit e të cilëve janë duhanpirës kanë nisur të pinë vetë duhan, ndërsa vetëm 1.2 për qind e adoleshentëve që kanë prindër joduhanpirës kanë nisur këtë shprehi.

Në një film të publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, ekspertët e shëndetit diskutojnë për lidhjen mes duhanpirjes së të rriturve dhe fëmijëve që nisin të pinë duhan. Aty vihet në pah ndikimi i madh që kanë të rriturit te fëmijët e tyre. Aty ekipi mjekësor u bën thirrje prindërve që të vendosin si synim për vitin e ri lënien e duhanit që t’ia sjellin vetes dhe familjes të mirat për disa dekada.