Lifestyle

Shkencëtarët kanë shpresë për luftimin e Omicronit

Descriptive Text

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së kanë sqaruar se teksa varianti Omicron i koronavirusit po përhapet shpejt në të gjithë vendin, shenjat fillestare po tregojnë se mund të jetë më pak i rrezikshëm se delta, i cili vazhdon të shkaktojë rritje të hospitalizimeve.

Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit Joe Biden, Dr. Anthony Fauci, ka treguar për “State of the Union” të CNN-it se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të nxjerrin konkluzione rreth ashpërsisë së Omicronit.

Raportimet nga Afrika Jugore, ku u shfaq së pari dhe po shndërrohet në llojin dominues, sugjerojnë se shkalla e hospitalizimit nuk është rritur në mënyrë alarmante.

“Deri më tani, nuk duket se ka një shkallë të madhe ashpërsie në të”, është shprehur Fauci. “Mirëpo, duhet të jemi shumë të kujdesshëm para se të përcaktojmë në është më pak i rëndë ose nuk shkakton vërtet ndonjë sëmundje serioze, krahasuar me variantin Delta”.

Fauci ka treguar se administrata e Bidenit po e shqyrton heqjen e kufizimeve të udhëtimit ndaj joshtetasve amerikanë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara prej vendeve të ndryshme afrikane. Këto u imponuan pasi varianti Omicron shpërtheu në rajon, mirëpo sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kritikuar masat e tilla si “aparteidi i udhëtimeve”.

“Jemi me shpresën që mund ta heqim këtë ndalesë për një periudhë kohe të arsyeshme”, ka theksuar Fauci. “Na vjen shumë keq për të gjitha vështirësitë që po kalon jo vetëm Afrika Jugore, por edhe vendet e tjera afrikane”.

Omicroni është identifikuar në rreth një të tretën e shteteve të SHBA-së deri të dielën, përfshirë verilindjen, jugun, the Great Plains dhe the West Coast.

Wisconsin, Missouri dhe Louisiana ishin ndër shtetet më të fundit që konfirmuan rastet.

Mirëpo, Delta vazhdon të qëndrojë varianti mbizotërues, duke u përhapur në më shumë se 99% të rasteve dhe duke i çuar drejt hospitalizimit në veri. Ekipet e Gradës Kombëtare janë dërguar për t’u dalë në ndihmë spitaleve të mbingarkuara në perëndim të New York, e kreu i Massachusetts, Charlie Baker, lëshoi një urdhër urgjence për të gjitha spitalet duke iu kërkuar që çdo spital që përballet me kapacitet të kufizuar për pacientë të reduktojë procedurat që nuk janë urgjente.

Zyrtarët e SHBA-së kanë vazhduar të bëjnë thirrje te njerëzit që të vaksinohen dhe t’i marrin përforcuesit e tyre, sikurse edhe masat paraprake, siç është mbajtja e maskës mes të huajve në ambiente të mbyllura, duke thënë se gjithçka që ndihmon kundër Deltës, do të ndihmojë edhe në mbrojtjen kundër varianteve të tjera.

Edhe nëse del që Omicroni është më pak i rrezikshëm sa Delta, mbetet problematik, ka shpjeguar epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Maria Van Kerkhove për “Face of the Nation” të CBS-së.

“Edhe nëse kemi një numër të lartë të rasteve që janë të lehta, disa prej këtyre individëve do të kenë nevojë për hospitalizim”, ka thënë ajo. “Do të kenë nevojë të hynë në ICU e disa edhe do të vdesin...Nuk dëshirojmë ta shohim këtë në krye të një situate tashmë të vështirë me variantin Delta që po qarkullon nëpër botë”.

Gjatë dy vjetëve të shpërthimit, COVID-19 ka vrarë më shumë se 780,00 amerikanë e vdekjet po shtohen në 860 për ditë.

Më shumë se 6.600 pranime të reja spitalore raportohen çdo ditë, duke u bazuar në të dhënat nga qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në Amerikë, rastet dhe vdekjet nga COVID-19 kanë rënë përgjysmë që nga piku i variantit Delta në gusht dhe shtator, mirëpo numri prej 86,000 infeksione të reja për ditë, është ende i lartë, sidomos tash në kohën e festave kur njerëzit udhëtojnë dhe mblidhen me familjet.