Lifestyle

OBSH-ja paralajmëron: Pasojat nga varianti Omicron mund të jenë të rënda

WHO

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me instruksione më specifike dhe parashikime sa i përket përhapjes së mundshme të variantit të ri të koronavirusit të njohur si Omicron.

Sipas OBSH-së, mutacionet në variantin e ri e bëjnë potencialisht të mundur shmangien e imunitetit e po ashtu edhe mundësinë e përhapjes më të shpejt e të riiinfektimit. 

OBSH ka thënë se bazuar në karakteristikat, pasojat mund të jenë të rënda nga varianti i ri dhe se po vlerësohet rreziku si shumë i lartë.

“Duke marrë parasysh mutacionet që mund t’i japin një ikje potenciale nga imuniteti dhe epërsi në përhapje, mundësia për përhapje të mëtutjeshme të Omicronit në nivel global është shumë e lartë. Bazuar në këto karakteristika, mund të ketë rritje të ardhshme të rasteve me COVID-19, që mund të ketë pasoja të rënda, varësisht nga një numër faktorëve ku rritja mund të ndodhë. Rreziku i përgjithshëm global nga varianti Omicron po vlerësohet si shumë i lartë”, thuhet në vlerësimin e OBSH-së.