Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Lulelakra apo superushqimi

Studimet më të fundit kanë treguar se ushqimet që shumë nga ne blejmë çdo ditë, kanë po aq shumë përfitime shëndetësore sa ato që njihen si superushqime.

Dietologët dhe ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar gjithmonë lulelakrën si nga produktet bimore më të mira: një racion i vetëm na siguron 73% të dozës ditore të vitaminës C, përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer, dhe vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ja cilat janë disa nga arsyet përse duhet të konsumoni më shumë lulelakër:

Ndihmon me rënien në peshë,

Ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative të trurit,

Zhbllokon arteriet,

Ul rrezikun e zhvillimit të kancerit,

Mbron shëndetin mendor.