Lifestyle

Pirja e kafes apo çajit mund ta ulë rrezikun për sulm në tru apo demencë

kafe

Njerëzit që pinë disa filxhanë kafe ose çaj në ditë gjatë një periudhe 10-14 vjetësh, kanë rrezik të ulët për sulm në tru dhe demencë, sipas një studimi.

Hulumtuesit studiuan 360.000 njerëz që kanë pirë çdo ditë 2-3 filxhanë kafe, tre deri në pesë filxhanë çaj, ose 4 deri në 6 filxhanë kombinim të të dyjave. Rezultatet treguan se këta njerëz kishin rrezik të ulët për sëmundjet si sulmi në tru apo demenca.

Pirja e kafes apo çajit ulë rrezikun për këto sëmundje, por pirja në kombinim e të dyjave jep rezultat edhe më të mirë.

Pjesëmarrësit ishin nga Mbretëria e Bashkuar, të moshave 50-74 vjeç.

Sipas studimit, 10.053 pjesëmarrës kishin pasur të paktën një sulm në tru dhe 5.079 kishin zhvilluar demencë gjatë periudhës së studimit.

“Nuk mund të dimë shkakun, dhe të themi ‘pirja e më shumë kafeve apo çajeve është e mirë për trurin tuaj’. Mund të themi vetëm se në këtë studim, njerëzit që raportuan pirjen e kafesë dhe çajit kishin më pak gjasa për sulm në tru apo demencë”, i tha thënë CNN-it drejtori i Neurologjisë Vaskulare në Spitalin e Massachusetts.