Lifestyle

Ushqimet e shëndetshme për një disponim të mirë

Ndiheni të mërzitur dhe nuk e shpjegoni dot pse? Ndoshta s’ju ka shkuar kurrë në mendje se fajin për këtë mund ta ketë mënyra si ushqeheni. Ndaj shtoni këto ushqime në dietën tuaj, pasi vlerat e tyre të pasura ushqyese, mund të përmirësojnë humorin e madje luftojnë dhe stresin.

Çokollata

Konsumimi i çokollatës së zezë për dy javë rresht ka rezultuar në uljen e ndjeshme të stresit.

Salmoni

Ekspertët thonë se Omega 3 e gjendur në salmon ndihmon në pakësimin e ankthit dhe përmirësimin e humorit.

Çaji i gjelbër

Falë amino acideve që luftojnë ankthin dhe kafeinës, çaji i gjelbër është i përkryer për ditët kur ju pushton mërzia.

Boronica

Me antioksidantët e shumtë, boronicat ndikojnë pozitivisht në veprimtarinë e trurit, duke përmirësuar humorin, kujtesën dhe duke luftuar plakjen.

Kosi dhe probiotikët

Dihet tashmë se ushqimet me probiotikë si kosi ndikojnë në funksionimin e rregullt të zorrëve. Por sipas studimeve të fundit, funksionimi i rregullt i zorrëve lidhet ngushtësisht edhe me një humor më të mirë dhe më pak stres dhe ankth.

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me magnez, minerali i njohur për vetitë e tij reduktuese të ankthit./Neps.al