Lifestyle

5 këshilla për shikim më të mirë

Shëndeti i dobët i syve ka qenë prej kohësh një shqetësim serioz në të gjithë botën. Me rritjen e përdorimit të celularëve, televizorëve dhe teknologjive të tjera, dëmtimi i shikimit është bërë një problem i përhapur. Por, kjo nuk është e tëra.

Problemet të tjera që lidhen me sytë, si tharja, katarakti, degjenerimi makular dhe më shumë, janë gjithashtu në rritje. Sidoqoftë, nëse ju e ndiqni një dietë të shëndetshme, kjo mund t’iu ndihmojë të keni edhe shëndet të mirë të të parit. Pra, nëse po e kërkoni këtë gjë, ndiqni këto këshilla të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të syve.

Qëndroni të hidratuar

Rëndësia e hidratimit nuk kërkon më shumë shpjegime. Ekspertët theksojnë rëndësinë e pirjes së mjaftueshme të ujit rregullisht për të shmangur dehidratimin, i cili mund të ndikojë në sytë tanë.

Konsumoni perime barishtore

Ushqyesit e shëndetshëm janë të shumtë tek perimet barishtore, të cilat e mbështesin shëndetin e përgjithshëm të njeriut, përfshirë këtu edhe shëndetin e syve. Sipas Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietologjisë, zarzavatet me gjethe janë të larta në luteinë, zeaksantinë, vitamina dhe beta-karoten, të cilat i mbrojnë sytë nga rrezet UV dhe rrezatimi.

Kujdesuni për peshën

Obeziteti gjithashtu mund ta dëmtojë shëndetin e të parit dhe ta rrisë presionin brenda syve. Kështu bëhet e ditur sipas një studimi të kryer në Universitetin e Wisconsin. Si rezultat, specialistët këshillojnë që të miratohet një dietë e ekuilibruar, në mënyrë që të ruhet një peshë dhe mënyrë jetese e shëndetshme.

Hani ushqime të pasura me vitamina

Disa vitamina esenciale ndihmojnë në forcimin e shëndetit të përgjithshëm të syve, përveç se na ushqejnë nga brenda. Vitaminat A, C dhe E janë vërtetuar se e zvogëlojnë rrezikun e kataraktit dhe degjenerimit makular, sipas Shoqatës Optometrike Amerikane.

Mos konsumoni duhan

Sipas një artikulli të botuar në uebfaqen e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pirja e duhanit mund të shkaktojë ndryshime në sy dhe të çojë në humbje të shikimit. Për më tepër, gazeta pohon se duhanpirësit kanë dy deri në tre herë më shumë gjasa se ata që nuk pinë duhan, të kenë probleme me sytë.