Lifestyle

Hani më shumë bajame për një metabolizëm të shëndetshëm

Kur mendoni për përfitimet e bajameve, ndoshta ju vijnë në mendje faktet se ato janë të shëndetshëm për zemrën dhe të pasura me proteina. Por, çfarë dini në lidhje me atë se si arrat ndikojnë në metabolizmin e njeriut, nivelet e insulinës dhe inflamacionin?

Një studim i kryer së fundmi i botuar në revistën “Frontiers in Nutrition”, jep hollësi rreth këtij fakti duke treguar se konsumimi i bajameve e përmirëson dukshëm shëndetin metabolik.

Hulumtuesit vendosën të përcaktojnë se si ndërhyrja në mënyrat e ushqyerjes përmes produkteve më të shëndetshme, mund të mbështesë edhe shëndetin e metabolizmit tonë.

Pjesëmarrësit e këtij studimi ishin ndarë në dy grupe: grupit të patë u ishin dhënë 56 gramë bajame të papërpunuara në ditë, derisa grupit tjetër u janë ofruar produkte tjera të pasura me erëza të ndryshme. Përveç ngrënies së këtyre produkteve dy herë në ditë, pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin stilin e tyre të rregullt të jetesës, duke përfshirë dietën dhe modelet e ushtrimeve.

Studimi është kryer për një periudhë kohore prej 90 ditësh. Në fund të testimit, grupi i ushqyer me bajame ka shfaqur ulje të ndjeshme të niveleve të hemoglobinës së glikoziluar dhe kolesterinës në përgjithësi, si dhe kanë treguar ngritje të niveleve të kolesterinës së mirë.

Përfshirja e bajameve në një dietë të ekuilibruar ka potencialin të jetë një strategji ushqyese e bazuar në ushqime natyrale për uljen e rrezikut të prediabetit, thekson studimi.

Ndërsa ky studim është fokusuar në veçanti tek bajamet, studime të tjera kanë zbuluar se sardelet si dhe dietat e pasura me vitaminë C, karotenoide dhe drithëra, gjithashtu mund ta ulin rrezikun e zhvillimit të diabetit.