Lifestyle

5 ushqimet që hahen të papërpunuara për përfitime maksimale shëndetësore

Adhuruesit e dietave me ushqime të papërpunuara besojnë me vendosmëri se ushqimet janë më të shëndetshme kur lihen të papërpunuara, sepse gatimi i tyre shkatërron lëndët ushqyese dhe enzimat e çmuara që gjenden brenda tyre. Madje disa prej tyre besojnë se ushqimet e ziera, pjekura apo fërguara, në fakt janë toksike.

Sidoqoftë, kjo nuk është e vërtetë pasi një pjesë e madhe e ushqimeve bëhen më të mira dhe të shëndetshme kur përgatiten në formën e duhur.

Parimisht, një dietë e papërpunuar vegane përbëhet nga fruta dhe perime, arra dhe fara, dhe kokrra të mbjella dhe bishtajore. Të gjitha këto ndihmojnë për të ulur rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ky lloj i dietës është i njohur gjithashtu për ta ndihmuar humbjen e peshës dhe tretjen e duhur.

Këto janë 5 ushqimet më të mira për t’i ngrënë të papërpunuara:

Qepët

Qepa kur hahet e gjallë është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin, pasi është e mbushur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë që janë të mira për mëlçinë. Alicina, e cila është përgjegjëse për erën e qepës, ndihmon në zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës, uljen e presionit të gjakut, parandalon grumbullimin e trombociteve dhe ka veti anti-inflamatore. Qepët gjithashtu ndihmojnë në rritjen e densitetit të kockave dhe ato përmbajnë veti antibakterale.

Brokoli

Kjo perime jo vetëm që është e mbushur me vitaminë C, kalcium, kalium dhe proteina, por gjithashtu përmban sulforafan - një përbërje që ndihmon për t’i luftuar qelizat kancerogjene, ul presionin e gjakut, përmirëson shëndetin e zemrës dhe siguron antioksidantë që shërbejnë kundër plakjes dhe e ndihmojnë imunitetin. Brokolin mund ta shtoni në sallatë apo ta konsumoni atë në formë të supës së ngrohtë.

Panxhari

Panxhari është i mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme, si pesë vitaminat thelbësore, kalcium, hekur, kalium dhe proteina. Dhe ato përmbajnë nivele të larta të fibrave dhe folateve (një formë e vitaminës B9).

Domatet

Megjithëse domatet përdoren shpesh në salca dhe lloje të tjera të ushqimeve të gatuara, lëndët ushqyese dhe përbërësit në domatet e papërpunuara mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj në shumë mënyra. Përmban likopen dhe antioksidantë të tjerë si dhe ndihmon në uljen e kolesterinës dhe promovimin e humbjes së peshës. Domatja po ashtu ndihmon në uljen e inflamacionit dhe antioksidantët e pranishëm në këtë frutë mund të ndihmojnë gjithashtu për ta përmirësuar funksionimin e sistemit imunitar. Tutje, domatja e përmirëson shëndetin e lëkurës dhe zvogëlon rrezikun e djegies nga dielli.

Arroret

Nuk mund të mohohet që arroret shijohen më mirë kur piqen dhe përzihen me kripë dhe erëza të tjera. Sidoqoftë, kjo shpesh zvogëlon vlerat ushqyese dhe çon në humbjen e hekurit dhe magnezit në to. Gjithashtu, vaji i përdorur në procesin e pjekjes, shton kalori shtesë dhe yndyrë. Në vend të kësaj, ngrënia e një grushti arrore të papërpunuara shërben në mënyrë të përkryer si meze e lehtë para stërvitjes, dhe ju siguron energji të menjëhershme me kalori të ulët.