Lifestyle

Kur duhet konsumuar proteinat për rritje më efektive të muskujve?

Descriptive Text

Shumica e njerëzve e kanë dëgjuar shprehjen “ti je ajo çfarë han”. Por sipas një studimi të ri të kryer në universitetin “Waseda” në Tokyo, sugjerohet se në të vërtetë rol të rëndësishëm luan edhe koha kur hamë, të paktën kur bëhet fjalë për konsumimin e proteinave.

Sipas këtij studimi, konsumimi i proteinave në orët e hershme të ditës, qon në rritje më të madhe të muskujve të trupit.

Trupi i njeriut zakonisht ndjek të njëjtin model natyror 24-orësh çdo ditë. Ky është ritmi cirkadian i trupit. Ritmi circadian ndikon në sjelljen e qelizave dhe kiminë e trupit, duke ndikuar në procese të tilla si metabolizmi, tretja dhe rritja muskulore.

Dietologu dhe akupunkturisti i certifikuar, Dr. Jerry Bailey, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, shpjegoi për gazetën “Medical News Today” pse është e rëndësishme të respektohet ritmi cirkadian i trupit. Sipas tij, mbajtja në nivel e ciklit tonë circadian gjatë ditës por edhe gjatë natës., është thelbësore për shëndetin afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Ai thotë se është vënë re tek punëtorët të cilët punojnë në turnin e natës, që shëndeti i tyre i përgjithshëm, hormonet dhe cikli circadian u është çrregulluar plotësisht, gjë që shkakton një gjendje të varfërisë neurologjike, hormonale dhe imunologjike.

Derisa hulumtime të kryera në parë sugjerojnë që ngrënia e proteinave në mëngjes dhe mesditë, e promovon rritjen e fuqishme të muskujve, ky studim i fundit e heton këtë fenomen më hollësisht.

Dr. Bailey thotë se kjo logjikë ka kuptim për shkak se në thelb, njeriu është më i prirë për të shtuar muskuj, forcë dhe energji, në orët e para të ditës. Sipas saj, mëngjesi është koha më aktive e metabolizmit të trupit tonë.

Ndërsa nuk kishte asnjë ndryshim midis dy grupeve të testuara nga studiuesit, për sa i përket nivelit të aktivitetit, masës trupore, gjatësisë, masës dhjamore, funksionit fizik ose marrjes dietike, grupi që kishte konsumuar proteina në fillim të ditës kishte masë muskulore më të lartë.

Kurse tek gratë që morën proteinat e tyre në mëngjes, indeksi i masës së muskujve të skeletit dhe forca e kapjes ishin dukshëm më të larta.