Lifestyle

Simbolet e sotme të statusit janë...

iPadi, smartphoni, kabrioleti, televizori me diagonale 50 inç dhe pastruesja gjenden në mes simboleve moderne të statusit të shumicës së njerëzve. Hulumtuesit kanë zbuluar miksin eklektik të gjërave, të cilat për 2.000 të anketuar kanë paraqitur simbolet e statusit të kohës së sotme.

Përveç shtëpisë në të cilën jetoni dhe automobilit të cilin e vozitni, në mes simboleve moderne për pasuri edhe pushimeve në lokacionet ekzotike si Karaibet dhe Maldivet gjenden në listë, transmeton Koha.net.

“Ka ekzistuar koha kur njerëzit kanë gjykuar njëri-tjetrin vetëm në bazë të shtëpisë në të cilën kanë jetuar dhe automobilit që kanë vozitur. Megjithatë, sot ekziston numër i madh i gjërave moderne të cilat i kontribuojnë përshtypjes së përgjithshme për suksesin dhe pasurinë e dikujt”, ka deklaruar Andy Oldham, drejtori i sajtit Quidco, i cili e ka kryer hulumtimin.

Image

Në mes simboleve të statusit gjenden edhe rrobat dhe orët e shtrenjta dhe aksesorët e modës, siç janë: Prada, Louis Vuitton dhe Rolex.

Shikoni listën komplete të simboleve të sotme të statusit:

- Pushimi luksoz në ndonjë lokacion ekzotik;

- Televizori me diagonale 50 inç;

- Smartphone;

- iPad ose ndonjë tablet tjetër;

- Automobili i Mercedesit, Ferrarit ose Porschesë;

- Ora e shtrenjtë me shenjën Rolex, TAG Heuer, Cartier ose Omega;

- Udhëtimet në klasën e parë;

- Çanta Prada;

- Kabrioleti;

- Dy ose më shumë automobila;

- Pastruesja;

- Njohja e verërave;

- Tabelat e personalizuara të regjistrimit të automobilit;

- Përdorimi i shpeshtë i taksisë.