Lifestyle

A ndihmon proteina në formë pluhuri për humbje të peshës?

Descriptive Text

Nuk ka dyshim se proteina, një nga tre makroelementët, është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, duke e përfshirë këtu edhe humbjen e peshës.

Mbi të gjitha, proteina - në formë të plotë të ushqimit dhe pluhur proteina - mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur, që do të thotë se ju do të hani më pak, dhe kjo mund të kontribuojë në rënien e kilogramëve.

Sidoqoftë, rënia në peshë sigurisht nuk është arsyeja e vetme për të zhvendosur fokusin makro në proteina.

Proteina ka edhe përfitime tjera të shumta, duke përfshirë shëndetin e kockave, riparimin e indeve dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve.

Por, teksa kemi filluar të dalim nga situata e fundit pandemike të cilën kemi jetuar, gjatë së cilës kohë edhe kemi shtuar në peshë, është vënë re një rritje mesatare e peshës prej 13 kilogramësh, tek të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj në fokusin e njerëzve të pasionuar pas fitnesit dhe formave trupore, ka qenë roli i proteinave natyrale dhe në formë të pluhurit, në humbjen e peshës.

Kjo ka kuptim sepse proteina është makronutrienti më i ngopur, falë asaj se si ndikon në hormonet e ngopjes, si leptina dhe grina. Përndryshe, shumë njerëz nuk e dinë këtë por ndërsa proteina tretet, përdoret dhe absorbohet, ajo ngre metabolizmin tuaj pak më shumë sesa lëndët e tjera ushqyese. Dhe me kalimin e kohës, kjo rritje shtohet.

Marrja e rekomanduar e proteinës është afërsisht 0.7 gram për kilogram të peshës trupore, ose rreth 105 gram në ditë për një mashkull të formësuar dhe muskulor. Sigurisht këto nevoja rriten ose ulen bazuar në faktin se sa aktiv jeni, dhe synimet tuaja për humbjen e peshës.

Kjo sasi e marrjes së proteinës mund të jetë e vështirë të arrihet vetëm me ushqim, pa u përqendruar vërtet në shtimin e proteinave në çdo vakt tuajin.

Për personat me kërkesa më të larta për proteina, të cilët gjithashtu po përpiqen të humbin peshë, konsumimi i proteinës në formë pluhuri mund të jetë një lëvizje e mirë.

Ndërsa ushqimet e plota janë mënyra më e mirë për t’i plotësuar nevojat tuaja ushqyese, përfshirë këtu proteinat, edhe marrja e tyre në formë pluhuri mund të kryej punë. Kurse për humbje të peshës, ekspertët e rekomandojnë shtimin e proteinës pluhur ​​në kos, akullore, fruta ose perime, duke e rritur kështu edhe ndjenjën e ngopjes.