Lifestyle

Rrushi ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve

Foto: Koha / ilustrim

Rrushi i freskët ose i shtrydhur si lëng ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve tjera të organizmit.

Në anën tjetër, kalciumi dhe hekuri, të cilën futen në përbërjen e këtij fryti, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut. Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm, dhe largojnë dyoksidin e karbonit dhe mbetjet tjera të panevojshme.

Mjekët thonë se vitaminat dhe mineralet që përmban rrushi i freskët ose lëngu i tij i papërpunuar, mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Veç kësaj, rrushi ndihmon forcimin e imunitetit- sistemit mbrojtës të organizmit.

Sidoqoftë, rrushi është i pasur me sheqerna dhe duhet të përdoret me kujdes te njerëzit që kanë probleme me sheqerin.