Lifestyle

Formula magjike për humbje të peshës qëndron në sasinë e proteinave

Kur është fjala për humbje të peshës, shumica e njerëzve përqendrohen në sasinë e kalorive, por sekreti në të vërtetë fshihet diku tjetër. Sipas mendimit të Alexandre Miller, dietistit korporativ, fokusi duhet të vihet tek proteinat, shkruan sot Koha Ditore.

Proteinat adekuate janë shumë të rëndësishme në procesin e humbjes së peshës, sepse ndjenja e ngopjes zgjat më shumë, i rregullojnë indet e muskujve dhe e ngritin nivelin e energjisë.

Miller thekson se trupi dhe të ushqyerit e secilit dallon, por se proteinat janë formulë magjike për shkak se mund t’ju ndihmojnë për t’i larguar kilogramët kokëfortë. Sasia minimale e proteinave për femra është rreth 0.4 gram për kilogram, ndërsa për ato që duan të bëhen të dobëta Miller u rekomandon ta rrisin konsumin për 50 për qind.

Kjo do të thotë se për çdo kilogram duhet t’i konsumojmë rreth 0.54 deri në 0.68 gramë proteina në ditë. Miller pohon se proteinat e ruajnë masën muskulore gjatë humbjes së peshës, sidomos kur kombinohen me ushtrime. Ato gjithashtu mundësojnë kontroll më të mirë të oreksit. Megjithatë, ai thekson se është shumë e rëndësishme të merret parasysh edhe zgjedhja e proteinave, sepse nuk janë të gjitha të njëjta.

"Prandaj, është e nevojshme që t’i kërkojmë proteinat që janë të pasura me vitamina, minerale dhe përbërës të tjerë të shëndetshëm dhe ushqyer", tha Miller.

Në këtë rast është e rëndësishme që të hani mish të payndyrshëm, mish pule, të bardhën e vezës, qumësht, peshk, produkte të arrave dhe fara. Gjithashtu, është e këshillueshme t’i zëvendësoni karbohidratet me ushqime si vaji i ullirit, avokado, drithërat dhe perimet.