Lifestyle

Këto 6 ushqime e dëmtojnë lëkurën

Ushqimet janë një burim i domosdoshëm i mbijetesës së njerëzve, megjithatë shpesh rezultojnë edhe të dëmshëm për lëkurën. Disa ushqime arrijnë të prishin balancat e hormoneve duke shkaktuar probleme të vazhdueshme të lëkurës. Ja cilat ushqime duhet të reduktoni nga konsumi juaj i përditshëm:

Produktet e bulmetit

Bëni kujdes me sasinë e konsumuar të produkteve të bulmetit, pasi ato janë ushqime që nxisin inflamacionin në trup.

Gluteni

Ashtu si qumështi, gluteni është një tjetër ushqim i fortë proinflamator.

Soja

Fitoestrogjeni në soje shkakton puçrra në fytyrë. Lexoni mirë etiketat e ushqimeve të ambalazhuara, sepse soja mund të jetë përbërës i tyre!

Kikirikët

Edhe ata që nuk janë alergjikë ndaj kikirikëve mund të përjetojnë efekte anësore si çrregullime hormonale dhe inflamacion të lëkurës.

Kafeina

Kafeina mund t’i privojë trupit tuaj magnezin, zinkun dhe vitaminën B, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në shëndetin e lëkurës.

Vaj luledielli

Vajrat për gatime kanë sasi të lartë të yndyrave omega-6, të cilat shkaktojnë inflamacion të lëkurës/Neps.al.