Lifestyle

A është e dobishme tërshëra për humbje të peshës?

Nëse po tentoni të humbni peshë, një nga gjërat më të mira që mund të bëni është të hani mëngjes. Konsumimi i kalorive në orët e hershme të ditës do të thotë që keni më pak të ngjarë të hani më shumë se që duhet në orët e vona, sepse ditën tuaj e keni filluar të ngopur dhe të kënaqur. Dhe kur bëhet fjalë për një mëngjes të shëndetshëm, një nga ushqimet klasike që na vjen në mendje është një pjatë e madhe me bollgur apo tërshërë.

Por a është ky ushqim me të vërtetë një zgjedhje e mirë për humbjen e peshës?

Tërshëra zakonisht reklamohet si një ushqim i shëndetshëm, pasi mund t’ju ushqejë me energji dhe lëndë të tjera ushqyese të mira për organizmin, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterinës dhe i kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak. Por tërshëra është po ashtu e mbushur me karbohidrate, gjë që na bënë të hamendësojmë nëse është në të vërtetë një zgjedhje e mirë e ushqimit, nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, veçanërisht pasi shumë dieta përfshijnë kufizimin e karbohidrateve të konsumuara.

Por ja si qëndron e vërteta. Nëse tërshëra është apo jo një mëngjes i mirë për humbjen e peshës, varet vërtet nga lloji që e hani dhe mënyra se si e përgatisni atë.

Cilat janë përfitimet shëndetësore të tërshërës?

Në të vërtetë tërshëra mund të jetë një shtesë shumë e shëndetshme në dietën tuaj, pasi është super mbushëse. Ato janë drithëra, prandaj mund të jenë një burim i fortë i fibrave çka edhe e bëjnë një ushqim i cili të ngopë, dhe është i shkëlqyeshëm për mirëmbajtjen e sistemit të tretjes.

Tërshëra po ashtu është e mbushur me fibra të tretshme beta-glukan, e cila e rritë ndjenjën e ngopjes, e ulë kolesterinën dhe ndihmon në përmirësimin e problemeve të caktuara të lëkurës si ekzema.

Përmban sasi të mirë të proteinave krahasuar me drithërat tjera, dhe është një mjet i shkëlqyeshëm për përfshirjen e vitaminave dhe vlerave tjera ushqyese. Duke qenë së trupi i shfrytëzon proteinat për rregullimin e muskujve, tërshëra konsiderohet një plotësues i mirë për një rutinë të stërvitjes. Kombinimi i proteinave dhe vlerave ushqyese si hekuri, fosfori dhe mangani, e bëjnë tërshërën një vakt që e rrit energjinë.

A mund t’ju ​​ndihmojë tërshëra të humbni peshë?

Konsumimi i tërshërës mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer e mëngjesit, për të ndihmuar në humbjen e peshës. Fibra beta-glukan tërheq ujë dhe në thelb e bën ushqimin tuaj më të trashë, duke ngadalësuar shpejtësinë e lëvizë së tij përmes sistemit të tretjes. Kjo do të thotë se ju do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Ngrënia e rregullt e tërshërës po ashtu ndihmon në uljen e kolesterinës së keqe LDL, ndikon në zvogëlimin e përmasave të belit dhe në uljen e yndyrës trupore, si dhe mund të ndihmojë në kontrollin e reagimit të glukozës dhe insulinës, veçanërisht tek njerëzit me diabet.

Ndërsa mielli i tërshërës përmban një sasi të mjaftueshme sheqeri, ai konsiderohet si një karbohidrate me glikemë të ulët, që do të thotë se sheqeri tretet ngadalë dhe për këtë arsye nuk shkakton një rritje të madhe të sheqerit në gjak. Në thelb, është një pjatë me karbohidrate që ofron energji të qëndrueshme.