Lifestyle

Si të humbni peshë pa kufizime strikte

Descriptive Text

Humbja e peshës është gjithmonë një rezultat i ekuilibrit energjetik. Kjo është termodinamika e cila ka të bëjë me çdo person, sepse çdo dietë vepron në të njëjtin princip, e ndryshon ekuacionin ekuilibrik për ta arritur humbjen e peshës, dhe këtë e bën me krijimin e deficitit kalorik, sepse është e vetmja mënyrë për humbje peshe.

Për shembull, dieta me përmbajtje të ulët të karbohidrateve për reduktimin e përgjithshëm të konsumit të kalorive, sepse mënjanimi i karbohidrateve nga dieta do ta zvogëlojë numrin e kalorive.

Për ta krijuar deficitin e dëshiruar kalorik, kompania Weight Watchers e përdor kontrollin e porcioneve, gjë që është duke u bërë një trend në mesin e atyre që duan t’i humbin kilogramët e tepërt, transmeton Koha.net. Mesazhi kryesor është që dietën të mos e bëni më të vështirë sesa që ajo është për shkak se disa prej tyre caktojnë kufizime të panevojshme me shpresën se kjo do ta krijojë një deficit më të madh kalorik.

Trajneri personal Harry Smith thekson se mënyra më e lehtë i nënkupton 2-4 shujta në ditë dhe përdorimin e pëllëmbës si njësi matëse. Gjithashtu, shujtat përbëhen nga katër pjesë, secila duhet ta përmbajë një pjesë të proteinave si mishi, vezët, jogurti grek dhe peshku, një pjesë karbohidrate si bukë, oriz, makarona, drithëra, fasule, tërshërë, porcion të cilësdo perime në çdo formë dhe gjysmë porcioni yndyrë, si djathi dhe vaji. Në vend të messhujtave rekomandohet konsumimi i frutave dhe i proteinave, por jo më shumë se dy fruta në ditë.

Për ta monitoruar konsumin e ushqimit dhe të pijeve Smith rekomandon aplikacione si My Fitness Pal dhe Harry Smith Fitness, sepse aplikacioni do t’jua mundësojë ta shihni marrëdhënien midis marrjes së kalorive dhe nivelit të masës trupore.

“Nëse ju pëlqen ndonjë 'ushqim i ndaluar' hajeni atë, ndiqeni aplikacionin dhe kompensojeni atë me ushtrime”, thotë Smith.