Uthulla mund të ndihmojë në trajtimin e kolitit ulceroz

Uthulla mund të ndihmojë në trajtimin e kolitit ulceroz

28 shkurt 2017 08:35

Uthulla i frenon proteinat që shkaktojnë inflamacion, të cilat lidhen me kolitin ulceroz dhe i përmirëson bakteret e zorrëve, duke e lehtësuar sëmundjen në një studim me minj.

Hulumtuesit në Kinë raportojnë se uthulla e ndryshon popullatën e baktereve në mikrobiomin e zorrëve, duke çuar në simptoma të reduktuara të kolitit ulceroz tek brejtësit, transmeton Koha.net.

Koliti ulceroz është një formë kronike e sëmundjes inflamatore të zorrëve qëi shkakton inflamacion dhe ulcera në traktin e tretjes, zorrën e trashë dhe rektum.

Studimet e mëparshme kanë treguar se mikrobiomi është i përfshirë me inflamacion, dhe uthulla është menduar të ketë efekt në këtë sëmundje, gjë që studiuesit thanë në një deklaratë për shtyp se i shtyu t’i testojnë efektet e saj në një model të kafshëve.

Për këtë studim, të publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, studiuesit e testuan uthullën, si dhe përbërësin e saj kryesor, acidin acetik, në minjtë me kolit ulceroz, duke shtuar sasi të vogla të substancës në ujin e tyre.

Si uthulla ashtu edhe acidi acetik i ulën nivelet e proteinave që e nxisin inflamacionin në zorrë dhe i reduktuan simptomat e kafshëve", thanë hulumtuesit. Mostra e jashtëqitjes nga minjtë të cilët i morën substancat gjithashtu tregoi nivele të larta të baktereve si Lactobacillus, Bifidobacteria dhe Enterococcus faecalis, të cilat janë të dobishme për minj me simptoma të kolitit, dhe nivele të ulëta të baktereve inflamacion-shkaktuese, si E. coli.

Duhet kuptuar më mirë se si funksionon uthulla në zorrë, por studiuesit thanë se studimi e sugjeron një strategji diete për ta zvogëluar ose parandaluar kolitin ulceroz tek pacientët.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme