Lifestyle

Dieta mesdhetare për një pamje më rinore

Descriptive Text

Nuk ka mjete që mund ta ndalojnë plotësisht plakjen. Por me ndihmën e një dietë të shëndetshme dhe ushtrimeve të rregullta, mund ta ngadalësojmë plakjen dhe të ndihemi shkëlqyeshëm në me trupin tonë. Shkenca ka treguar se dieta mesdhetare e përmirëson sistemin kardiovaskulare dhe atë nervor, shëndetin e eshtrave dhe e zgjat jetën.

Dieta mesdhetare zakonisht kërkon konsumim të frutave, perimeve, drithërave, bishtajoreve dhe vajit të ullirit, ndërsa proteinat i nxjerr nga peshku dhe shpezët, transmeton Koha.net. Studimi, i cili i përfshiu 1.300 pjesëmarrës, zbuloi se pjesëmarrësit gjatë një diete njëvjeçare mesdhetare, kishin nivele të ulëta të proteinës C reaktive, një marker ky inflamator i lidhur me plakjen.

Një tjetër studim i cili i përfshiu 562 pjesëmarrës konfirmoi se dieta mesdhetare e redukton incidencën e atrofisë së trurit, e cila, ndryshe, është tipike për një person të grupmoshave më të pjekura. Më pak atrofi do të thotë më pak gjasa të dementisë, memorie më e mirë dhe aftësi më e mirë për të menduar.

Për t’i arritur të gjitha këto përfitime shëndetësore, nuk mjafton vetëm ta ndjekim dietën mesdhetare. Gjithashtu duhet të ushtrojmë rregullisht, të kujdesemi për shëndetin mendor, të shoqërohemi me njerëz dhe të meditojmë. Është kryer një hulumtim në të cilin është monitoruar qëndrimi për jetën tek njerëzit deri në moshën 23-vjeçare. Ata që kishin opinion pozitiv për të ardhmen e tyre dhe nuk kishin frikë prej plakjes, e kishin një kapacitet më të madh për funksionim të pavarur, kondicion më të mirë fizik, kapacitet më të madh punues, më shumë argëtoheshin në shoqëri dhe në vetmi të herëpashershme.