Lifestyle

Një efekt anësor kryesor i pirjes së çajit për gratë para menopauzës

Descriptive Text

Çfarë ka për t’u mos pëlqyer tek çaji? Është i shëndetshëm, i lehtë për t’u konsumuar dhe goxha e shijshëm.

Nëse jeni grua e re në moshë që konsumon rregullisht çaj, që ndër të tjera konsiderohet pije qetësuese, atëherë jeni duke e përgatitur trupin për ta parandaluar një çështje madhore shëndetësore, që lidhet me menopauzën.

Një studim i ri i publikuar nga revista “European Journal of Clinical Nutrition”, zbulon se gratë të cilat kanë filluar të pinë çaj para menopauzës, kishin dendësi minerale kockash dukshëm më të lartë se ato gra të cilat nuk e kanë konsumuar çajin.

Zakonisht, menopauza shkakton zvogëlimin e shpejtë të dendësisë minerale në eshtra. Si rezultat, kjo i vë gratë e moshuara në rrezik për sëmundje si osteoporoza, që është një sëmundje e kockave të dobësuara. Gjatë periudhës së menopauzës, niveli i estrogjenit bie dukshëm dhe kjo lidhet me procesin e quajtur ‘resorbimi i kockave’, që qon drejt sëmurjes nga osteoporoza.

Studimet po ashtu ka zbuluar se konsumimi i lartë i kafeinës, në të vërtetë mund ta rrisë shkallën e humbjes së dendësisë së kockave tek gratë e moshuara. Ndërsa kjo tingëllon kontradiktore, studiuesit kanë theksuar se shumica e këtyre studimeve janë bërë tek njerëzit që konsumojnë kafe, pije kjo e cila zakonisht ka më shumë kafeinë sesa çaji.

Pra në bazë të hulumtimeve të shumta, është konstatuar se marrja e zakonit për të pirë çaj në moshë sa më të re, sjell përfitime pozitive shëndetësore në plan afatgjatë.

Prandaj, pse të mos e bëni shprehi ta pini një çaj në ditë, i cili jo vetëm që ju ndihmon të qetësoheni dhe ta bëni një gjumë më të mirë, gjithashtu për ju përgatit për një të ardhme më të shëndetshme.