Lifestyle

Baza e ushqimeve që ulin rrezikun e diabetit dhe problemet me zemrën

Regjimet ushqimore me bazë bimore po ndiqen me devotshmëri dhe fanatizëm nga shumë njerëz në botë, për shkak të vlerave të mëdha për shëndetin dhe organizëm.

Studimet mbi rëndësinë e ushqyerjes me bazë bimësh vazhdojnë të konfirmojnë se ushqimet natyrale të tokës janë më të mira për organizmin se mishi.

Një studim i fundit analizoi të dhënat mjekësore të 11,576 personave të cilët u ushqyen me produkte me bazë bimore por edhe mish.

Në kategorinë e njerëzve që u ushqyen rregullisht me mish, studiuesit zbuluan disa fakte të rëndësishme.

Analizat e gjakut të tyre treguan se falë mishit dhe nënprodukteve të tij, sasia a aminoacideve sulfur në gjak ishte mbi 2 herë më e lartë se rekomandimet e ekspertëve.

Sasitë e larta të këtyre aminoacideve rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Më shumë bimë, më pak mish për një shëndet afatgjatë

Një regjim ushqimor me bazë bimore është alternativa më e mirë për një jetë të shëndetshme e të gjatë.

Një regjim i tillë përfshin: fruta, perime, drithëra të plota, barishte, zarzavate, bishtajore, fara, arrorë.

Të kuptohemi drejt, një regjim i tillë nuk konsiderohet vegjetarian por synon që të krijojë një balancë ushqimore në favor të bimëve dhe jo të proteinave të mishit.

Shembulli më i mirë i një regjimi të tillë është ai mesdhetar i cili është pranuar shkencërisht që të ulë rrezikun e shëndetit të zemrës por edhe diabetin, të cilat rrezikojnë ndjeshëm jetëgjatësinë.

Avantazhet e një regjimi të tillë qëndrojnë në thesaret e vitaminave, proteinave, yndyrnave, karbohidrateve dhe mineraleve që ofrojnë ato. Përveç mineraleve dhe vitaminave, ushqimet me bazë bimore ofrojnë edhe shumë fibër, e cila është e nevojshme për shëndetin e sistemit tretës.

Këto ushqyes ndihmojnë edhe në uljen e rrezikut të shumë llojeve të sëmundjes së kancerit, por edhe shmangin shfaqjen e depresionit tek të rinjtë dhe mosha e tretë./agroweb/