Lifestyle

Kërkohet veprim i BE-së për mbrojtjen e deteve

Descriptive Text

Ndalimi i kërkuar i peshkimit është pjesë e një plani 10-pikësh të veprimit “për t’i shtuar standardet” për arritjen e caqeve të biodiversitetit, për të cilat ata thonë se nuk do të arrihen me premtimet e tanishme, siç është zotimi i vitit të kaluar i liderëve botërorë në samitin e OKB-së për biodiversitet në New York për rikthimin e natyrës deri në vitin 2030

Londër, 18 janar – Një grup i organizatave joqeveritare ka adresuar thirrje për ndalimin urgjent të peshkimit me rrjeta në zonat e mbrojtura detare të Bashkimit Evropian, pas dështimeve të vendeve anëtare për t’i mbrojtur detet.

Ndalimi është pjesë e një plani 10-pikësh të veprimit “për t’i shtuar standardet” për arritjen e caqeve të biodiversitetit, për të cilat ata thonë se nuk do të arrihen me premtimet e tanishme, siç është zotimi i vitit të kaluar i liderëve botërorë në samitin e OKB-së për biodiversitet në New York për rikthimin e natyrës deri në vitin 2030.

Një cak i ligjeve të BE-së për ta ruajtur jetën detare – përfshirë një detyrë të shteteve anëtare të BE-së për të arritur “statusin e mirë mjedisor” në dete deri në vitin 2020, për të pasur ekosisteme të shëndetshme dhe për ta paraqitur një menaxhim të qëndrueshëm të peshkatarisë – nuk ka hyrë ende në fuqi, ka thënë grupi, ku përfshihen organizatat “Oceana” në Evropë, “Greenpeace” dhe “ClientEarth”. Ato kanë paralajmëruar se ky dështim, i kombinuar me presionin ekzistues në detet evropiane, përfshirë edhe ndryshimin klimatik, rrezikon që të shkaktojë ndryshime të pakthyeshme në kushtet ekologjike, në të cilat njerëzimi ka evoluar dhe lulëzuar.

Thirrja 10-pikëshe për veprim, të cilën grupi do ta paraqesë para liderëve të BE-së, deputetëve dhe shteteve anëtare, vjen pas zotimit të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shumë udhëheqës të BE-së për ta rikthyer humbjen e biodiversitetit deri në vitin 2030. Thirrja është publikuar si kundërpërgjigje ndaj një draft-raporti të Parlamentit Evropian për strategjinë e biodiversitetit të BE-së për vitin 2030. Ky draft-raport, i cili do t’i paraqitet Komitetit Mjedisor të enjten, shpreh keqardhjen e thellë se BE-ja “as nuk i ka përmbushur plotësisht objektivat strategjikë të biodiversitetit për vitin 2020 e as caqet globale të biodiversitetit Aichi”.

Edhe pse OJQ-të e kanë mirëpritur draft-raportin, ato kanë bërë të ditur se nuk shkon aq larg sa për ta siguruar hyrjen në fuqi të ligjeve të tanishme të BE-së apo për të caktuar plane veprimi për ta rikthyer humbjen e biodivetsitetit deri në vitin 2030.

Rebecca Hubbard, drejtuese e programit të “Our Fish”, që ka për qëllim që ta ndalojë peshkimin e tepërt, ka thënë se BE-ja ka dështuar që ta ketë një status të mirë mjedisor për detet e saj”.

“Dhe strategjia e BE-së për biodiversitet duhet të zbatohet nëse duam ta kapim mundësinë për ta shpëtuar atë – ky zbatim duhet të përfshijë 10 pikat e veprimit që i kemi në raportin tonë”, ka shtuar ajo.

Hubbard ka thënë po ashtu se BE-ja ka dështuar t’i japë fund peshkimit të tepërt dhe t’i mbrojë habitatet detare nga peshkimi me rrjeta.

“Çfarë vërtet duhet të bëjmë është që të kalojmë nga strategjitë dhe qëllimet te veprimet dhe rezultatet. Zotimet kombëtare, qëllimet dhe marrëveshjet janë të rëndësishme për ta caktuar një drejtim, por nëse duam ta shpëtojmë planetin duhet të veprojmë”, ka thënë Hubbard.

Plani 10-pikësh kërkon të bëhet një rrjet i mbrojtjes së plotë të oqeanit, i cili do të mbulonte të paktën 30 për qind të oqeaneve deri në vitin 2030, si dhe përmirësimin drastik të mbrojtjes së peshkatarisë. Ky plan e nxit Bashkimin Evropian që të shtojë burimet, të zbatojë dhe të fusë në fuqi legjislacionin ekzistues për ta mbrojtur jetën detare.

Grupet kanë kërkuar gjithashtu që BE-ja t’i kryejë vlerësimet për ndikimin në mjedis të aktiviteteve të peshkimit, ashtu që të vendosen kufij peshkimi me “amortizatorë paraprakë” për ndryshim klimatik dhe pajisje për t’i monitoruar sistemet për të gjitha barkat peshkuese. Ato kërkojnë që të merren masa për ta zvogëluar kapjen e rastësishme dhe për mbrojtje të detit të thellë, të tilla si mbyllja e zonave të ndjeshme për eksplorim të hidrokarbonit. Kërkohet gjithashtu që të përfundojnë subvencionet dhe kontrollet e dëmshme të peshkimit të zhurmave nënujore.