Lifestyle

Prindërit do të jetojnë më gjatë nëse kaloni më shumë kohë me ta

Descriptive Text

Studimi i Universitetit të Kalifornisë në San Francisko zbuloi se vetmia është një faktor i rëndësishëm në rënien e cilësisë së jetesës tek njerëzit.

Rezultatet tregojnë se vetmia mund të çojë në rënie funksionale, dhe në disa raste, vdekje të parakohshme të të moshuarve, gjë që mund të nënkuptojë se prindërit tuaj do të jetojnë më gjatë nëse kaloni më shumë kohë me ta.

Studimi me titullin “Vetmia e të moshuarve” përfshiu 1.600 pleq me një moshë mesatare prej 71 vjetësh. Ai zbuloi se pothuajse 23 për qind e pjesëmarrësve të vetmuar vdiqën gjatë gjashtë vjetëve sa zgjati hulumtimi, transmeton Koha.net. Nga ana tjetër, në mesin e atyre që thanë se kishin shoqëri, vdiqën 14 për qind e personave. Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se 43 për qind e personave më të moshuar se 60 vjeç ndiheshin të izoluar.

Bazuar në këtë, ekipi hulumtues arriti në përfundimin se vetmia është një faktor i rëndësishëm në rënien e cilësisë së jetesës së personave të moshuar, dhe se kjo mund të çojë në depresion, dëmtim kognitiv dhe në probleme të tjera shëndetësore, si sëmundjet e arterieve koronare.

Edhe studimi i cili u zhvillua në vitin 2010 në Utah tregoi se lidhjet shoqërore janë gjithnjë e më të rëndësishme në zgjatjen e jetës, dhe se njerëzit të cilët janë të rrethuar nga familja dhe miqtë sigurisht do të jetojnë më gjatë se ata që janë të vetëm.