Lifestyle

“Programi Fluturues i Fëmijëve” me këshilla e propozime për lexim

Descriptive Text

A e dini si bëhet mielli, buka, vaji dhe gjalpi? Këtë do ta mësojnë të vegjlit në edicionin e ri të “Programit Fluturues të Fëmijëve”, të shtunën në orën 16:25 në KTV.

Do të mund të marrin sugjerime për libra atraktivë që mund t’i lexojnë, e po ashtu do t’i kuptojnë hapat që duhet ndërmarrë përpara se të marrin për kujdes një kafshë shtëpiake.

Nuk do të mungojnë as rubrikat e përjavshme “Ngjyra, ngjyra”, “Punëdore” e “Kuizi”, i cili, përveçqë sfidon fëmijët, i mëson edhe për gjësende të ndryshme. Ndërsa nga “Baby Beatles” do të njihen me fraza të reja në gjuhën angleze.