Lifestyle

Studimi i ri: Shpëlarësit e gojës mund ta vrasin koronavirusin për 30 sekonda

Descriptive Text

Shpëlarësit e gojës mund ta vrasin koronavirusin COVID-19 brenda 30 sekondash, thotë një studim i ri.

Studimi i Universitetit Cardiff, thotë se shpëlarësit e gojës përmbajnë 0.07 për qind klorid cetipiridinium, i cili mund ta luftojë koronavirusin, njofton AlJazeera.

Shkencëtarët në Universitetin e Cardiffit, thonë se ky zbulim tregon “shenja premtuese” në zvogëlimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Deri tash, Dentyl është marka e vetme e shpëlarësve të gojës në Mbretërinë e Bashkuar që ishin pjesë e një prove klinike nga profesori David Thomas, transmeton KOHA.

Ai ka thënë se pavarësisht që ky është një hap pozitiv, “duhen ende hulumtime klinike”.