Lifestyle

Sot dita e Oqeaneve

Dita Botërore e Oqeaneve, e cila mbahet çdo vit në 8 qershor, është caktuar nga Kombet e Bashkuara për të festuar dhe mbrojtur oqeanet.

Njerëzit në mbarë planetin tonë blu organizojnë festime për të mbështetur çdo aksion që mbron ujrat.

Kjo ditë është caktuar që nga viti 2009 dhe është një rast për të nderuar oqeanet botërore, për të kremtuar

Oqeani ofron rrugët detare botërore të rëndësishme për tregtinë botërore. Ndotja e ujërave dhe shfrytëzimi i tepërt i peshqve ka rezultuar me rënien drastike të numrit të specieve në oqean.

Projekti i Oqeanit, në bashkëpunim me Rrjetin Ndërkombëtar të Oqeaneve, janë duke punuar në ngritjen e vetëdijes njerëzore për rolin e oqeanit në jetën tonë, si dhe mënyrat të cilat njeriu mund të ndihmojë.

Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve ofron mundësi që të kyçemi drejtpërdrejtë në mbrojtjen e të ardhmes sonë, përmes iniciativave qytetare - pastrimi i plazheve, programet edukuese, gara, festivale, si dhe ngjarjet e aktivitetet e ndryshme, ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes se sa i rëndësishëm është oqeani për jetën tonë.

Motoja zyrtare e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Oqeaneve është : "Oqeanet tona, Përgjegjësi e jona".