Kolltukët e stileve suedeze dhe italiane rifreskojnë ambientet

Kolltukët e stileve suedeze dhe italiane rifreskojnë ambientet

26 shkurt 2017 23:32

Disa gjëra thjesht nuk vjetrohen. Ndër këto gjëra janë dizajnimet suedeze të ambienteve të brendshme. Kolltukët nga druri që nuk mbulohen tërësisht nga stofrat prodhohen qysh nga viti 1956. Format e prerjeve të drurit po i rikthejnë në trend ata.

Gazetarja e trendëve të enterierit Laird Borrelli-Persson ka thënë se druri është diçka natyrale dhe kjo po e rikthen në trend kolltukun, shkruan sot Koha Ditore.

“Njerëzit po dëshirojnë forma të thjeshta, funksionale dhe natyrale”, ka thënë ajo.

Lloje të këtyre kolltukëve me dizajn të lakuar të drurit quhen Lamino. Disenjatorët suedezë të ambienteve të brendshme e konsiderojnë atë dizajn të shekullit 20.

Kompania “Suedese”, që u themelua në vitin 1945, është e interesuar të gjejë mënyra të reja për dukjen e kolltukut të famshëm Lamino. Kështu ka thënë drejtuesja e tanishme e kompanisë, Monica Forster.

... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme