Lifestyle

COVID-19: Humbja e nuhatjes, shenjë më e besueshme sesa kolla dhe ethet

Descriptive Text

Humbja e ndjenjës së nuhatjes mund të jetë një tregues më i besueshëm për COVID-19 sesa kolla ose ethet, thonë studimet.

Një studim i bërë nga “University College London”, tregon se 590 persona që humbën ndjenjën e nuhatjes ose shijes, kur shpërtheu pandemia, zbuloi se 80 për qind e tyre kishin antitrupa për koronavirus.

Nga këta persona me antitrupa, 40% nuk ​​kishin fare simptoma tjera, përcjell BBC.

Megjithatë, hulumtimi është bërë te njerëz me simptoma të lehta.

Provat se humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jenë shenja të koronavirusit filluan të shfaqen nga muaji prilli, dhe ato u shtuan në listën zyrtare të simptomave në mes të majit.

Udhëzimi aktual tregon se kushdo që përjeton një humbje ose ndryshim të ndjenjës së nuhatjes ose shijes duhet të izolohet.