Një studim me rreth 30.000 veta në Islandë ka gjetur se antitrupat që prodhojmë për ta luftuar koronavirusin zgjasin së paku katër muaj pas diagnostikimit dhe nuk zhduken aq shpejt, si ishte pretenduar sipas disa studimeve të mëparshme.
Studimi në Islandë, i ndërmarrë nga hulumtuesit në Harvard dhe Institutin amerikan të Shëndetësisë, paraqet hulumtimin më të detajuar rreth reagimit të sistemit imunitar ndaj virusit, teksa përbën një lajm të mirë rreth përpjekjeve për zhvillimin e vaksinave, shkruan Associated Press.
Në një koment të publikuar krahas studimit, shkencëtarët kanë shkruar: Nëse vaksina mund ta nxisë prodhimin e antitrupave afatgjatë, gjë të cilën duket se e arrin infeksioni me koronavirus, atëherë një gjë e tillë jep shpresë se imuniteti ndaj këtij virusi të paparashikueshëm dhe tejet infektues mund të mos jetë afatshkurtër.
Një nga misteret e mëdha të pandemisë është nëse infektimi me koronavirus të mbron nga infektimet në të ardhmen, si dhe për sa kohë. Disa studime më të vogla kanë pretenduar se antitrupat mund të zhduken shpejtë dhe se disa njerëz me pak apo aspak simptome mund të mos kenë fare.
-
2 shtator 2020 11:06
-
Shpërndaje në: