Lifestyle

A janë produktet “e lehta” të qumështit të shëndetshme?

Njerëzit të cilët konsumojnë produkte të qumështit me yndyrë të plotë kanë indeks më të ulët të masës trupore dhe kolesterinë më të ulët, sipas një studimi të ri irlandez. Megjithatë, çfarë ndodh me ata që konsumuan produkte light apo të lehta (me pak yndyrë)?

Shkencëtarët në Universitetin Dublin e ekzaminuan efektin e produkteve të qumështit, qumështit, djathit, jogurtit, ajkës dhe gjalpit në 1500 persona të moshës 18-90 vjeç.

Rezultatet treguan se konsumimi i produkteve të qumështit me shumë yndyrë nuk është i lidhur me rritje në masën trupore ose rritjen e të ashtuquajturit kolesterinë e keqe (LDL) në gjak.

Efekti, në fakt, ishte i kundërt. Individët që ushqehen me këto ushqime e kanë një peshë më të vogël të trupit, përqindje më të ulët të yndyrës në trup, bel më të hollë dhe presion më të ulët të gjakut, transmeton Koha.net.

“Njerëzit të cilët konsumuan produkte të qumështit me shumë yndyrë konsumuan shumë më shumë yndyra të ngopura (d.m.th. yndyrna të këqija) se ata që kanë konsumuar pak produkte të qumështit me shumë yndyrë, ose nuk konsumuan fare, por për shkak të kësaj nuk kishin kolesterol të lartë LDL”, thotë hulumtuesja kryesore Emma Feeney.

Atëherë si janë të mundura këto rezultate?

Një grup i subjekteve që konsumuan produkte të qumështit 'light', rezultoi se kishin nivel më të lartë të kolesterinës LDL. Kjo është për shkak se, siç thanë studiuesit, përveç produkteve “light” e kishin një konsum më të lartë të karbohidrateve.

“Ajo që pas këtyre rezultateve duhet ta kemi parasysh është se këto ushqime vetvetiu nuk janë përgjegjëse për trashjen apo kolesterinën, por është me rëndësi të ushqyerit e përgjithshëm, apo ushqimet e tjera të cilat i konsumojmë me to”, shtoi Feeney.

Rezultatet u publikuan në revistën Nutrition and Diabetes.