Lifestyle

AstraZeneca do të nisë prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 në fillim të 2021

Foto: Reuters

Prodhimi i një vaksine kundër Covid-19 nën marrëveshjen në mes qeverive meksikane dhe argjentinase dhe kompanisë farmaceutike Astrazeneca mund të nisë në çerekun e parë të vitit 2021, ka thënë drejtoresha rajonale e AstraZenecas të enjten, shkruan Reuters.

Sylvia Varela, kryetarja e AstraZeneca në Meksikë, ka thënë gjatë konferencës ditore të presidentit të Meksikës se testimet e fazës së tretë të vaksinës pritet të përfundojnë në nëntor ose dhjetor.

Kompania planifikon fillimisht të prodhojë 150 milionë doza për distribuim në Amerikën Latine, dhe eventualisht të prodhojë së paku 400 milionë doza për tërë rajonin, shtoi ajo.

“Do të kenë prioritet popullatat e ndjeshme”, u shpreh ajo, duke shtuar se çmimi, edhe pse ende nuk është final, do të jetë afro 4 dollarë për një dozë, transmeton KOHA.