Vajrat eterike kundër dhimbjeve

Vajrat eterike kundër dhimbjeve

26 shkurt 2017 15:30

Moti i ftohtë dhe i lagësht i dimrit shpesh shkakton dhimbje të mëdha në nyje dhe muskuj tek një numër i madh i njerëzve, gjë që shkakton reduktim të kapacitetit të punës, disponim më të ulët dhe nervozizëm.

Duke aplikuar kompresa të vajrave eterike në vendet me dhimbje, ne mund t’i zvogëlojmë në masë të madhe dhimbjet dhe t’i shmangim këto dukuri të pakëndshme.

Kompresat mund t’i bëjmë në ndonjë vaj bimor, si një balsam ose krem.

Nëse e bëjmë ndonjë përgatitje në vajra bimore atëherë ato duhet të jenë vajra vegjetale që absorbojnë shpejtë (lajthi, makadamia) sepse në këtë mënyrë edhe vajrat eterike shpejt do të depërtojnë në lëkurë dhe të veprojnë më shpejt, transmeton Koha.net.

Balsamet bëhen përmes kombinimit të dyllit të bletëve dhe vajit bimor dhe ky është për shumicën një kombinim më i pranueshëm, sepse nuk ka rrezik nga derdhja.

Kremrat në përgjithësi janë të lehta dhe lehtë absorbohen, kështu që edhe ato janë të përshtatshme për përgatitjen e këtyre llojeve të preparateve.

Vajrat eterike të cilat i vendosim në përgatitjet e tilla duhet të kenë efekte kryesisht analgjetike (veprojnë si qetësues), efekte diuretike (për eliminimin e toksinave) dhe vajrat eterike të cilat stimulojnë humor apo qetësim më të mirë.

Në vajrat eterike analgjetike përfshihet dafina, petit grain, kamfori, mëtriku, kamfori rozmarinë kemotip...

Vajrat eterike diuretike janë: xhenxhefili, kedri, grejpi, selvia....

Vajrat eterike që nxisin disponim më të mirë dhe ndikojnë në mënyrë qetësuese janë: mandarina, portokalli i ëmbël, barbaroza, livanda...

Nëse përbërja do të aplikohet vetëm në nivel lokal në zonën më pak të prekur, përqendrimi i përbërjes mund të jetë deri në 15%, ndërsa për sipërfaqet më të mëdha deri në maksimum 2-5%.

Përmes kombinimit të duhur të disa prej këtyre vajrave mund të fitoni përgatitje efektive të cilat shumë shpejt do t’i lehtësojnë këto simptoma.

Përveç aplikimit të ndonjë prej preparateve, do të ishte mirë të pini sasi të mëdha të çajit bimor dhe ta ngrohni pjesën me dhimbje.

Nëse nuk jeni në gjendje që vetë ta bëni preparatin tuaj ose për ndonjë arsye tjetër nuk mund t’i aplikoni ato, masazhi i rregullt aromaterapeutik do të ndihmojë shumë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme