Lifestyle

Posedimi i një qeni ju ndihmon në shumë mënyra

Besohet se posedimi i një kafshe shtëpiake ju ndihmon në më shumë se një mënyrë. Kthimi në shtëpi tek një qen i cili është i lumtur t’iu shoh, apo shëtitja e kafshës suaj shtëpiake nëpër natyrë, nuk janë dobitë e vetme që sjellin në jetën tuaj.

Dy studime të ndryshme kanë zbuluar se posedimi i një qeni luan rol të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin e njeriut.

Sipas këtyre hulumtimeve, është zbuluar se personat e moshuar të cilët jetojnë vet por posedojnë qen, kanë më pak gjasa të vdesin nga sulmi në zemër, transmeton Koha.

Pas lansimit të këtyre rezultateve, Shoqata Amerikane e Zemrës e ka lëshuar një deklaratë ku thuhej që, pavarësisht se një ka prova që qeni iu bënë automatikisht më të shëndetshëm, megjithatë posedimi i një kafshe shtëpiake sjellë përfitime të shumta pozitive në jetën tuaj.

Në studimin e kryer nga Universiteti i Torontos, hulumtuesit kanë zbuluar se personat të cilët posedonin qen rrezikohen dukshëm më pak që të vdesin nga sulmi në zemër apo probleme tjera kardiovaskulare.

Edhe pse duhet bërë edhe më shumë hulumtime për ta konfirmuar saktësisht nëse posedimi i një qeni e ndihmon shëndetin tuaj fizik apo mendor, një gjë është e sigurt, kafsha juaj e dashur iu bënë më të lumtur në jetë.