Lifestyle

Kush është fëmijë indigo dhe si ta njohim atë

Descriptive Text

Fëmijët indigo ishin jashtëzakonisht të popullarizuar në vitet e shtatëdhjeta. Ky term i referohet fëmijëve të talentuar, të cilët kanë aftësi ose cilësi të veçanta të cilat mund të duken edhe të mbinatyrshme.

Besohet se këta fëmijë shërbejnë si një kujtesë për pjesën tjetër të njerëzimit, e cila me kohë e ka humbur kontaktin me atë që është me të vërtetë, transmeton Koha.net. Derisa shumica e njerëzve udhëhiqen nga arsyeja, këta fëmijë veprojnë instiktivisht dhe e dinë se si të lidhen me vetëdijen kolektive.

Ngjyra indigo ceket sepse gjatë viteve gjashtëdhjetë u vu re se shumë fëmijë lindnin me një aurë të ngjyrës indigo.

Në vijim ju sjellim 10 karakteristika të fëmijëve indigo:

• Ata e dinë qëllimin e ekzistencës dhe e kanë vetëbesimin, i cili u mungon shumicës së njerëzve.

• E kanë një vullnet të fortë dhe një mënyrë unike për t’i kryer edhe gjërat më të thjeshta. Rregullat të cilat të tjerët i ndjekin për ata duken triviale (të parëndësishme).

• E injorojnë atë që pritet prej tyre dhe përqendrohen në atë që është e rëndësishme për ta. Kjo mund të shkaktojë mosmarrëveshje me prindërit dhe mësuesit.

• E refuzojnë çdo gjë që u imponohet, dhe kjo mund të jetë një sfidë e vërtetë për prindërit. Metodat standarde të edukatës, në këtë rast, nuk janë efektive.

• Fëmijët indigo mund të jenë tepër emfatikë ndaj të tjerëve dhe ta kenë zgjuarsinë e njerëzve dyfish apo trefish më të moshuar.

• Për shkak të natyrës së tyre të pazakontë, familja dhe miqtë e tyre i përjetojnë si asocialë (jo të shoqërueshëm). Përjashtim është nëse takohen me fëmijët e tjerë indigo, të cilët i kuptojnë plotësisht.

• E kanë një aftësi të mahnitshme intuitive. Shpesh i dinë/parandiejnë gjërat, të cilat të tjerët nuk mund t’i kuptojnë.

• Janë të zgjuar dhe kanë ide të pabesueshme. Mund të ofrojnë zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse.

• Inteligjenca e tyre e lartë, e kombinuar me një mënyrë kreative të të menduarit, mund të shkaktojë vështirësi në shkollë.

• Truri i tyre mund t’i procesojë shumë më shpejt informacionet. Kjo energji e rritur, nëse nuk balancohet, mund të shkaktojë anksiozë, depresion, mungesë të përqendrimit dhe hiperaktivitet.