Lifestyle

Zbulohet hormoni i plakjes

Studiuesit e Institutit Molekular Venecian, të universitetit të Padovas, kanë individualizuar hormonin e plakjes dhe se si ta luftojnë atë, duke i hapur rrugën terapive revolucionare për të jetuar më mirë dhe më gjatë.

Dihej se përkeqësimi mitokondrive, që prodhojnë energji për qelizat, ishte e lidhur me plakjen dhe ekipi i Marco Sandri dhe Luca Scorrano zbuluan se shkaktar është prodhimi i një hormoni që quhet FGF21 që shkakton plakjen e gjithë sistemit, transmeton kp.

jo vetëm kanë arritur të individualizojnë këtë hormon, por edhe të zbulojnë se duke kryer aktivitete fizike rregullisht ky hormon mbetet në nivele të ulta.

“Ky studim ka evidentuar jetën e dyfishtë të FGF21. Prej vitesh mendohej se ky hormon ishte produkt vetëm i mëlçisë dhe i yndyrës dhe se operonte në përfitim të shëndetit, duke përmirësuar metabolizmin yndyrave dhe sheqernave. Sot dimë se FGF21 prodhohet edhe nga muskujt dhe është shumë i pranishëm tek të moshuarit që bëjnë jetë sedentare dhe më pak tek ata aktivë. Për më tepër kur ky hormon prodhohet nga muskuli, ai i lëshon një sinjal plakjeje të gjithë organizmit”, shpjegon Sandri i Universitetit të Padovas.

Kur niveli i FGF21 në gjak është i lartë për një kohë të gjatë, organizmi përgjigjet me plakjen e lëkurës, të mëlçisë dhe të zorrëve, si dhe duke humbur neurone.

Duke bllokuar prodhimin e FGF21, studiuesit kanë ndërprerë shumë prej shenjave të plakjes në lëkurë, mëlçi, zorrë dhe tru.