Lifestyle

A e bënë obeziteti më të rrezikshëm koronavirusin?

Të qenët mbipeshë në përgjithësi e rritë rrezikun nga faktorë të tillë si, diabeti i tipit 2, sëmundjet e zëmrës, disa lloje të kancerit si ai i gjirit dhe zorrëve, dhe prekja nga sulmi kardiak.

Në fazat e para të përhapjes së koronavirusit, nëse një person ka vuajtur nga probleme paraprake të zemrës ose diabetit, janë identifikuar si persona më të rrezikuar për të pësuar me fatalitet nga COVID-19. Por mbipesha nuk hynte në mesin e të rrezikuarve.

Ndërsa, studimet e kryera së fundmi, kanë zbuluar se edhe obeziteti e bënë koronavirusin më të rrezikshëm për jetën e njeriut, transmeton Koha.

Më 28 prill, një pyetësorë i dërguar në 166 spitale përreth Britanisë së Madhe ka konstatuar se nga 17 mijë pacientë, ata që ishin mbipeshë rrezikoheshin më shumë nga vdekja, krahasuar me personat me peshë më të ulët.

Përveç rasteve me fatalitet tek personat me mbipeshë, gjithashtu është potencuar fakti që të gjithë ata që vuajnë nga obeziteti, po kanë simptoma shumë më të rënda të koronavirusit, sidomos burrat, dhe kështu ata përfundojnë në spital për kujdes intensiv.

Shkencëtarët besojnë që ky trend i komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19 tek personat mbipeshë, bënë që të rinjtë të rrezikohen më shumë nga kjo sëmundje, ndryshe nga ajo që kishim menduar më parë, çka edhe shkakton më shumë probleme në regjionet me nivel më të lartë të obezitetit.