Lifestyle

Si të kujdeseni për një lëkurë të ndjeshme?

Derisa kujdesi ndaj lëkurës është tejet i rëndësishëm, kujdesi ndaj një lëkure të ndjeshme është edhe më i detajuar.

Personat me lëkurë të ndjeshme iu garantojnë se jo të gjitha produktet e bukurisë iu përshtaten, prandaj duhet të jenë të vëmendshëm çdo ditë për rutinën e tyre të kujdesit ndaj lëkurës.

Por, pengesa kryesore është se në të shumtën e kohës, njerëzit me lëkurë të ndjeshme nuk janë në dijeni të problemit me të cilin po përballen, transmeton Koha. Prandaj, ata nuk përdorin produkte të veçanta për trajtimin e lëkurës së tyre, dhe përfundojnë duke i ndjekur të njëjtat rutina sikurse të tjerët, duke shkaktuar edhe më shumë irritime në lëkurë.

Gjëja e parë që duhet ta dimë kur vjen puna tek mirëmbajtja e lëkurës së ndjeshme, është që ta mbajmë atë gjithmonë të pastër.

Larja e fytyrës me sapun ose produkte të përshtatshme, është esenciale. Në të kundërtën, do të përfundoni me një lëkurë të ashpër, irrituese dhe të skuqur.

Disa këshilla për kujdesin ndaj lëkurës së ndjeshme:

* Mbajeni në mend se gjatë larjes së lëkurës, uji duhet të jetë i ftohtë ose në temperaturë të dhomës. Asnjëherë mos e lani fytyrën me ujë të ngrohtë sepse mund të shkaktojë irritime të mëdha dhe tharje të lëkurës.

* Produktet për pastrimin e fytyrës të cilët i përdorni, duke t’iu përshtaten lëkurës suaj. Evitoni ato produkte të cila shkaktojnë shumë shkumë, sepse mund ta largojnë yndyrën natyrale nga lëkura duke e lënë atë shumë të thatë.

* Mos e fërkoni fytyrën pas larjes. Disa njerëz e kanë shprehi të keqe ta fërkojnë fytyrën me peshqir. Edhe për personat me lëkurë normale, nuk duhet bërë një gjë të tillë sepse e shkakton skuqjen e saj. Pas larjes së fytyrës, thjeshtë duhet ta terni atë duke e prekur lehtë me një leckë sa më të butë. Mos përdorni peshqirë për tharjen e ujit në fytyrë.

* Sapo ta përfundoni pastrimin e lëkurës, mos harroni ta hidratoni atë me ndonjë losion. Ky hap është esencial dhe nuk duhet anashkaluar. Hidratimi i fytyrës e bënë atë të ndjehet e ushqyer dhe e kujdesur. Gjithashtu e përmirëson qarkullimin e gjakut gjë që ndihmon me largimin e akneve dhe irritimeve tjera në lëkurë.