Lifestyle

Maskat “Sonovia” të Izraelit do të kenë 99 për qind sukses në mbrojte nga koronavirusi

Descriptive Text

Kompania Izraelite “Sonovia”, pas testimeve në laborator, thotë se materiali i maskave të tyre do të mund të neutralizon afro 99 për qind të koronavirusit, edhe pasi që të lahet disa herë, raporton Reuters.

Maskat e ripërdorshme të “Sonovias” janë të mbuluara me oksid të zinkut në nano-grimca të cilat shkatërrojnë baktere, myshqe dhe viruse, si dhe kjo kompani thotë se do të ndihmon në ndaljen e përhapjes së koronavirusit, transmeton KOHA.

Testet në laboratorin “Microspectrum” në Shanghai kanë treguar se materiali i përdorur në këto maska dhe i cili mund të lahet dhe përdoret sërish, neutralizoi më shumë se 90 për qind të koronavirusit ndaj të cilit u ekspozua.

Liat Goldhamer, zyrtari kryesor i teknologjisë i “Sonovias”, tha se në javët që vijnë ky material, i cili mund të përdoret gjithashtu në tekstile të spitaleve, në pajisjet dhe teshat mbrojtëse, do të mund të neutralizojë pothuajse 99 për qind të koronavirusit.

“Sonovia” tha se klientët e kësaj kompanie përfshijnë prodhuesit dhe spitalet nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.