Lifestyle

Ndalen hulumtimet, hidroksiklorokina nuk ka dhënë efekte ndaj koronavirusit

Descriptive Text

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndalur hulumtimet rreth potencialit të ilaçit hidroksiklorokina për të shëruar koronavirusin.

OBSH-ja ka bërë të ditur se ilaçi nuk ka dhënë asnjë rezultat për uljen e shkallës së vdekjes te pacientët e prekur nga COVID-19.

Qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, pranoi se po përdorte hidroksiklorokinën kundër koronavirusit, u shënua rritje e interesimit për ilaçin që përdoret për trajtimin e malaries.

Mirëpo, asnjë provë nuk ka konstatuar se ilaçi ka pasur efekt kundër COVID-19.

Testimet e ilaçit u ndalën përkohësisht kur u publikua një raport që thoshte se hidroksiklorokina në fakt e rrit rrezikun për vdekje dhe shkakton probleme në zemër te pacientët e prekur me virusin.

Rezultatet e detyruan OBSH-në dhe ekipet tjera shkencore që të ndalnin testimet, shkaku i shqetësimeve për siguri.