Ushtrimet e qëndrueshme aerobike mund ta nxisin neurogjenezën

Ushtrimet e qëndrueshme aerobike mund ta nxisin neurogjenezën

26 shkurt 2017 08:08

Modelet e qëndrueshme të ushtrimeve aerobike mund ta nxisin zhvillimin e lidhjeve të reja në pjesë të trurit të lidhura me të mësuarit dhe memorien, sipas një studimi të ri në Finlandë.

Shkencëtarët në Akademinë e Finlandës zbuluan se ushtrimet e rezistencës dhe ushtrimet aerobike me intensitet të lartë nuk ishin aq efektive në promovimin e neurogjenezës, dhe gjithashtu se gjenetika mund ta luajë një rol në atë se sa kanë efekt ushtrimet në formimin e neuroneve, transmeton Koha.net.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar edhe se ushtrimet e inkurajojnë neurogjenezën, por se çfarë lloj i ushtrimeve i promovojnë më mirë neuronet e reja nuk ishte përcaktuar në këto studime.

Për këtë studim, të publikuar në Journal of Physiology, studiuesit i ekspozuan minjtë e mësuar për reagime të ulëta dhe të larta ndaj përgatitjes fizike të disa formave të ushtrimeve, duke i matur efektet e secilit në neurogjenezën e tyre hipokampore për gjashtë deri në tetë javë.

Krahasuar me brejtësit joaktivë, kafshët me një reagim më të lartë ndaj trajnimit aerobik të cilat vullnetarisht vrapuan në një rrotë kishin dy deri në tre neurone të reja më shumë se ato me një reagim të ulët të trajnimit aerobik në fund të periudhës së studimit. Minjtë e angazhuar në ushtrimet e rezistencës dhe ushtrimet e ndikimit të lartë panë vetëm zhvillim më të vogël të neuroneve.

Në një njoftim për shtyp, shkencëtarët thanë se puna e ardhshme është e nevojshme për të konfirmuar nëse ushtrimet aerobike mund ta përmirësojnë zhvillimin e neuroneve dhe parakushtet për të mësuar edhe tek njerëzit ashtu si tek minjtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme