Lifestyle

“Burrat n’kuzhinë” me receta në kohë pandemie

Descriptive Text

“Burrat n’kuzhinë” është programi i cili për tri javë të shtunave do të sjellë receta të gatuara nga burrat.

Gjashtë burra kosovarë të profesioneve të ndryshme do të sjellin receta të cilat ata dinë t’i gatuajnë dhe u kanë hyrë në punë në kohë pandemie.

Programi është realizuar në kuadër të ciklit të emisioneve “Rri n’shpi me neve” me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe në bashkëprodhim i Kohavisionit dhe “gjirafaVideo”.

Ky emision transmetohet të shtunën në KTV nga ora 17:30.